Surprise Me!

50 mije te papune nga pandemia | Lajme - News

2020-12-05 1 Dailymotion

Numri i personave që humbën punën gjatë muajve kur vendi karantinoi pjesën më të madhe të biznesit ka arritur zyrtarisht në 50 mijë. Sipas Institutit të Statistikave Shqiptare, numri i të punësuarve arriti në 1 milion e 224 mijë në fundin e tremujorit të dytë të këtij viti, nga 1 milion e 274 mijë që rezultoi në fund të vitit 2019.

Shkalla zyrtare e papunësisë pësoi një rritje me 0.4 pikë përqindje për të dytën herë rresht në pjesën e parë të vitit, duke reflektuar vështirësitë e biznesit. Papunësia arriti në 11.9%, ndërsa numri i personave të dalë të papunë ka rezultuar më i lartë te moshat e mëdha.

Të gjithë sektorët e ekonomisë kanë shkurtuar vendet e punës, por goditjen më të madhe e ka dhënë industria, e ndjekur nga shërbimet dhe bujqësia. Përkundrejt kësaj situate, niveli i pagave në rang vendi është rritur me 2.9% gjatë periudhës së pandemisë si në sektorin publik dhe në atë privat.

Paga mesatare arriti në 54.149 lekë në fund të Qershorit. Rrogat më të larta vazhduan të regjistrohen në sektorin financiar dhe atë industrial.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Buy Now on CodeCanyon